Me bukën që e mbante në njërën dorë, një fëmijë i afrohej ngadalë rosës që ndodhej në bregun e një liqeni në Alabama të Shteteve të Bashkuara.
Derisa inkurajohej prej nënën që t’i afrohej edhe më shumë, shpeza duket se u nervozua dhe e sulmoi keq duke e rrëzuar për toke, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ai mundohej ta shmangte atë dhe ndodhej në pozitë të vështirë, ajo vazhdonte të qeshte me skenën që shihte. Për fat të mirë, fëmija u ngit dhe u largua pa ndonjë lëndim të madh.
Në anën tjetër, nuk rekomandohet t’ju afrohet rosave, sepse nuk janë aspak të shoqërueshme dhe kafshimet që i bëjnë me sqep, mund të jenë shumë të dhimbshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/XMh6MaFS5Zc