Telegrafi

Sulmohet inspektori në Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar

Foto: Ilustrim

Në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, gjatë ditës së djeshme është sulmuar një inspektor i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare.

Inspektori ka njoftuar në polici se ai është sulmuar, fyer dhe kërcënuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dy të tjerë janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/