Spitali i Pejës, ka njoftuar se është sulmuar infermieri i këtij institucioni gjatë ditës së diel.
Sipas njoftimit, infermieri është sulmuar në vendin e tij të punës.
Ata kanë thënë që në këtë kohë me fluks të pacientëve kërkojnë përkrahje dhe mbështetje të qytetarëve dhe jo akte të tilla.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh indinjatën e të gjithë të punësuarve lidhur me këtë akt i cili ka krijuar neveri dhe shqetësim për të gjithë punonjësit shëndetësor”, thuhet në njoftim.
“Në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kur NE me riorganizim e vetmohim po kryejmë shërbimet ndaj pacientëve, presim përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve e asesi mosmirënjohe e sulmet fizike”.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka thënë se kërkon mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos përsëriten.