Protestuesit hodhën objekte të ndryshme mbi automjetin e hapur në të cilin po qëndronte presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, derisa ai po përshëndeste turmat në shtetin e Bolivar në perëndim të vendit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ka ndodhur të martën në mbrëmje, kur Maduro po përshëndetej me mbështetësit e tij në majë të një xhipi ushtarak në rrethinën e San Felix.
Po sipas medieve të huaja, gjithçka shkoi sipas planit para se një grup i protestuesve të “shpërthente” kordonin policor dhe rrethuan xhipin që po barte Maduron.
Thuhet se ata e thërrisnin atë “bandit”, duke e fyer gjithashtu me parulla anti-Maduro, dhe duke hedhur gurë dhe objekte të tjera mbi automjetin e presidentit.
Pasi disa objekte goditën makinën, televizioni shtetëror i Venezuelës kishte ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë të ngjarjes.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=59&v=3ts40AgicC0
Nuk pati raportime nëse Maduro kishte pësuar ndonjë lëndim, por presidenti është parë duke mbuluar fytyrën e tij me dorë përpara se televizioni shtetëror të ndërpriste transmetimin.
Gjithsesi ka qenë rivali kryesor politik i Maduro, Henrique Capriles, ai që ka postuar pamjet e incidentit në faqen e tij në Twitter. /Telegrafi/
Ya al Pueblo de Bolívar no lo engañas más!Venezuela entera te aborrece @nicolasmaduro y a tú narco corrupta cúpula! #EleccionesYA pic.twitter.com/IMD27839MC
— Henrique Capriles R. (@hcapriles) April 12, 2017