Telegrafi

Sulmohet gruaja e aktorit Toni Mihajllovski, dyshon se janë nga ‘Revolucioni Laraman’ dhe të ‘Deklaratës shqiptare’ (Foto)

Dje është sulmuuar gruaja e aktorit Toni Mihajllovski në sheshin e Shkupit nga tre meshkuj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mihajllovski në profilin e tij në Facebook ka shkruar se sulmuesit e gruas së tij me gjasë janë ‘luftëtarë për liri’, ‘Revolucionar laraman’, ‘Të platformës’, vetëm se është gruaja e tij, shkruan ai.

Ai thotë se këtë postim e ka shkruar, ndonëse ndonjëri prej tyre edhe mund ta lexojë dhe nëse kanë guxim, thotë ai, le t’i thuajnë çfarëdo qoftë atij. /Telegrafi/