Një person i komunitetit egjiptian ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hedhur në mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij, por e njëjta nuk ka shpërthyer.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trebovicë të Pejës ku në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim i Policisë ka asgjësuar mjetin e dyshuar granatë dore A6 në vendin e ngjarjes.