Dy persona në motoçikletë kanë hedhur granatë dore mbi një postbllok policor para Ambasadës Franceze në Athinë.
Në sulm, njëri prej policëve është lënduar lehtë. Incidenti ka ndodhur sot herët në mëngjes.
Policia është në kërkim të sulmuesve.
Një nga rrugët qendrore të Athinës është mbyllur.
Autoritetet i kontrollojnë video xhirimet nga kamerat e sigurisë nëpër ndërtesat përreth, si dhe dëshmitë e policëve, të cilët gjendeshin përballë hyrjes së Parlamentit Grek. /kp/