Ambasada ruse në Damask është sulmuar me granatë, kumtoi sot Ministria Punëve të Jashtme të Rusisë, duke vlerësuar se bëhet fjalë për sulm terrorist.
Ministria thekson se një nga granatat, e cila është gjuajtur nga rajoni, që e kontrollojnë kryengritësit, ka shpërthyer në afërsi të vendrojës para Ambasadës , derisa një tjetër ka shpërthyer në afërsi të hyrjes së shërbimit konsullor.
Në sulm, nuk ka anëtarë të plagosur të personelit të Ambasadës, ndërsa dëmi material po konfirmohet.
“Konfirmojmë se do të vazhdojë politika konsekuente ruse e luftës pa kompromis kundër terroristëve në Siri”, porositi Ministria ruse, duke e dënuar sulmin.
TASS lajmëroi se rajoni i Damaskut, në të cilin gjendet Ambasada ruse është granatuar dy orë.
Në kumtesën e Ministrisë ruse theksohet se një granatë ka përfunduar në çatinë e shkollës lokale, në afërsi të misionit diplomatik rus, por ajo nuk ka shpërthyer. /kp/