Një motër medicionale, të enjten është sulmuar nga një person gjatë kohës sa ishte në detyrën e punës.
Motra medicionale është sulmuar nga i dyshuari, për shkak se ai kishte dalë i pakënaqur me trajtimin që viktima ia kishte bërë nënës së tij, derisa ishte për kontroll mjekësor.
Ankuesja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.