Gazetari i Radios Evropa e Lirë, i cili ishte duke hetuar lidhur me dyshimet për shitjen e votave, në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Armeni, është sulmuar vetëm pak orë pasi janë hapur vendvotimet.
Incidenti ka ndodhur pasi Sisak Gabrielian, gazetar i Shërbimit Armen të REL-it, pa qytetarët duke dalë me para në duar nga zyra e fushatës zgjedhore të Partisë Republikane të Armenisë, që gjendet në lagjen Kond në Jerevan.
Personat brenda zyrës së fushatës, që refuzuar të identifikoheshin, kanë thënë se qytetarët kanë ardhur të marrin pagat e tyre dhe se ata nuk ishin duke shitur votat e tyre.