Telegrafi

Sulmohet Gareth Bale, e qëllojnë tifozët në hyrje të stadiumit

Ylli i Real Madrid, Gareth Baleka rënë pre e një sulmi nga ana e tifozëve madrilen në dalje të qendrës stërvitore pas stërvitjes me klubin, ku disa tifozë të inatosur nuk nguruan të godasin makinën e uellsianit me stilolapsa.

Tifozët e pritën te dalja e qendrës stërvitore duke iu drejtuar me fjalët ” ik p****”, ndërsa njëri prej tyre lëshoi një stilolaps drejt makinës së uellsianit.

Bale u aktivizua me Uellsin në sfidën ndaj Bjellorusisë, por u lënduar dhe tani do t’i mungojë madrilenëve për tri javë.

Lexo po ashtu Gareth Bale lëndohet sërish, Real Madridi nuk e ka përdorur uellsianin që nga gushti

Kjo ka inatosur shumë tifozët e Realit, pasi 32-vjeçari nuk është aktivizuar për skuadrën e Carlo Ancelottit që nga gushti.

Aktivizimi me Uellsin ka sjellë një lumë kritikash për sulmuesin i cili siç shikohet në video nuk duket shumë i kënaqur.

Lexo po ashtu Tottenhami nuk e do Hazardin, por shikon nga Bale

Bale u transferua në vitin 2013 nga skuadra e Tottenhamit për shumën rekord të 91 milionë eurove, ndërsa vitin e kaluar u rikthye sërish te Spurs në formë huazimi.

Kontrata e uellsianit me madrilenët përfundon vitin tjetër, dhe sipas gjasave, Bale duhet të fillojë të kërkojë një skuadër të re pasi në Madrid nuk është më i dëshiruar. /Telegrafi/