Telegrafi

Sulmohet fizikisht roja e pyllit në Bajgorë

Foto: Ilustrim

Një roje pylli është sulmuar në fshatin Bajgorë të Mitrovicës.

Policia raporton se viktima ka raportuar se derisa ishte në detyrë, dy persona të dyshuar të cilët ishin me traktor dhe rimorkio të ngarkuar me dru e kanë sulmuar fizikisht, pasi që viktima ka dashur t’i legjitimojë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe njërin nga të dyshuarit e kanë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa traktori me rimorkio me dru janë konfiskuar për procedura të mëtutjeshme.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.