Dhjetë të panjohur dje në mbrëmje kanë sulmuar fizikisht një punonjës në pikën pagesore në autostradën Gostivar – Tetovë, e kanë goditur, dhe me hekur kanë thyer kabinën dhe më pas janë larguar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas policisë, banditët kanë dalë nga autobusi me targa të Shkupit rreth orës 20:30 dhe e kanë sulmuar punonjësin.
Pas incidentit punonjësi R.I. (53) nga Tetova është transferuar në Spitalin Klinik – Tetovë, ku më pas është mbajtur në trajtim të mëtutjeshëm.
Inspektimi në vend është kryer nga ekipi i SPB-së. Janë marrë masa për të gjetur autorët dhe për zgjidhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/