Telegrafi

Sulmohet fizikisht personeli mjekësor në repartin e radiologjisë në Shkup

Në qendrën klinike „Nënë Tereza“ në repartin e radiologjisë, dje pasdite ka ndodhur një zënkë për shkak të shtyrjes së terminit të një pacienti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I, I, 46 vjeç ka reaguar ashpër duke fyer personelin, e pastaj edhe sulmuar fizikisht mjekun. I revoltuar, pacienti ka thyer edhe xhamin e derës, me ç’rast ka intervenuar personeli i sigurimit.

Nga MPB-ja thonë se arsyeja e sjelljes së këtillë e pacientit ka qenë shtyrja e orarit të caktuar në ”Termimi im”. I. I është dërguar në stacionin policor në Kisella Vodë. Janë marrë masat për sqarimin e rastit./Telegrafi/