Site icon Telegrafi

Sulmohet fizikisht një punonjës i spitalit të Gostivarit, ndalohet një person

Nga SPB-Tetovë njoftojnë se është arrestuar një 43-vjeçar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një punonjës në spitalin e Gositvarit.

“Efektivët e policisë së SPB-Tetovë, Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (24- dhjetor) rreth orës 17 në Gostivar kanë privuar nga liria 43-vjeçar S.Gj. i cili më parë ishte raportuar nga 42-vjeçari L.B. nga Turcani i Vogël se në Repartin Intern të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit Ferid Murad, ku ai është i punësuar, e kishte sulmuar fizikisht atë.

S.Gj. është ndaluar në stacionin policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme, dhe gjithashtu është kërkuar për për shkak dyshimin e përfshirjes së tij dhe në një vepër penale”, thonë nga SPB-Tetovë.

Exit mobile version