Site icon Telegrafi

Sulmohet fizikisht një ndër sulmuesit e Selës në burgun e Shkupit

Kire Gjorgjievski, një nga sulmuesit e deputetit të Zijadin Sela përgjatë “të enjtes së përgjakshme” më 27 prill të këtij në viti në Parlament, është sulmuar në pjesën e paraburgit të burgut të Shkupit. Siç mëson Makfax, incidenti ka ndodhur gjatë një vizite në burg. Një nga të burgosurit, shqiptar, identiteti i të cilit nuk u zbulua nga burgu kompetent në Shuto Orizarë, kalimthi ka goditur Gjorgjievskin në kokë, i cili më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Incidentin e kanë konfirmuar edhe nga Drejtoria për sanksione pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Burgut në “Shkup”. Drejtor i burgut, Aleksandar Gjeorgjievski për “Makfax”, thotë se, i paraburgosuri i sulmuar ishte ekzaminuar nga mjeku, çka më pas është dërguar për kontrolle të tjera në klinikat e Shkupit.

Rasti është raportuar në polici, në burg është angazhuar prokurori në detyrë dhe është kryer hetim.

Kire Gjeorgjievski, së bashku me tre persona janë identifikuar nga kamerat e Kuvendit duke hequ zvarrë kryetarin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela më 27 prill 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version