Qytetari nga Shkupi Sh.Sh (73) dje në orën 13:45, është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur.
Incidenti ka ndodhur në rrugën “Velko Vllahoviq”, ndërsa sipas pohimeve të burrit 73 vjeçar, personi i panjohur ka tentuar t’i shkaktoj lëndim me thikë, por Sh.Sh ka arritur të ikë dhe të kërkojë ndihmë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se rasti është paraqitur mbrëmë në orën 22:30.
Po ndërmirren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastis./Telegrafi/