Një banor i Gostivarit është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur, e më pastaj edhe plaçkitur mbrëmjen e djeshme në afërsi të shtëpisë së tij, transmeton Telegrafi.
Me lëndime të theksuara në kokë, i sulmuari ka ngelur pa vetëdje. Atë e kanë parë kalimtarë rasti të cilët kanë thirrë ndihmën e shpejtë, që e kanë dërguar në qendrën emergjente në spitalin e qytetit për t’i dhënë ndihmën mjekësore.
Sipas të dëmtuarit, njerëz të panjohur janë afruar me veturë afër shtëpisë së tij, e kanë futur në veturë me dhunë, e kanë goditur nëpër trup dhe në kokë, duke e lënë pa ndjenja. Pas vetëdijësimit, i dëmtuari ka kuptuar se i janë marrë 120000 denarë (afër 2000 euro)./Telegrafi/