Lideri i partisë opozitare Partia Popullore Republikane (CHP), është sulmuar nga një grup burrash gjatë një ceremonie varrimi në Ankara, shkruan Washington Post.
Bëhet fjalë për Kemal Kılıçdaroğlu, i cili po merrte pjesë në varrimin e ushtarakut 26-vjeçar Yener Kirikçi, i cili ishte vrarë gjatë luftimeve të ashpra me kurdët dhe ishte i shoqëruar nga kryetari i sapozgjedhur i Ankarasë, Mansur Yavaş, transmeton Telegrafi.
Kılıçdaroğlu është goditur disa herë në kokë edhe pse pjesëtarët e sigurimit mundoheshin ta mbrojnë nga turma, në varrimin e ushtarakut të vrarë përgjatë vijës kufitare me Irakun.
Kandidatët e CHP në zgjedhjet e fundit lokale, kanë arritur të mundin kandidatët e presidentit aktual turk Recep Tayyip Erdogan në Ankara dhe Stamboll. /Telegrafi/
#Video Ankara Çubuk'ta şehit cenazesine katılan CHP Genel Başkanı Kemal Kılıçdaroğlu, saldırıya uğradı.https://t.co/DKLTzZqA4i pic.twitter.com/0p6KedpbZy
— Yeni Şafak (@yenisafak) April 21, 2019