Site icon Telegrafi

Sulmohet fizikisht Dimovski i LSM-së

Ushtruesi i detyrës kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski është sulmuar fizikisht persona që ai dyshon se janë të afërt me Zhivko Mitrevskin, kryetarin e larguar nga kjo lidhje sindikatash, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu ‘Mitrevski dëshiron të na shpërngulë nga LSM-ja’

”Grupë njerëzish të afërt me kryetarin e përjashtuar nga lidhja e sindikatave rreth orës 4 e 30 e kanë sulmuar ushtruesin e detyrës kryetar i LSM-së duke hyrë me dhunë në ndërtesë dhe duke e sulmuar Dimovskin. Pas sulmit, i njejti është dërguar në Klinikën e kryeqytetit. Ky sulm vjen pas vendimit të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale ka vendosur që Zhivko Mitrevski të mbetet kryetarë i LSM-së.” thuhet në njoftimin e katër sindikatave që janë duke protestuar në objektin e kësaj sindikate.

Dimovski është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm në departamentin për traumatologji në Klinikën e qytetit të Shkupit./Telegrafi/

Lexo po ashtu MPPS: Zhivko Mitrevski është kryetari legjitim i LSM-së
Exit mobile version