“Birra Peja” njofton përdoruesit e Facebook-ut – të cilët përmes këtij rrjeti ndjekin aktivitetet e kësaj kompanie – se faqja zyrtare e saj është sulmuar nga hakerët.
“Të njëjtin po e përdorin faqen tonë për të marrë të dhënat tuaja private. Ekipi i ‘Birra Peja’ njofton te gjithë se loja shpërblyese për të fituar iPhone 6s është e pavërtetë (shih foton më poshtë) dhe se e njëjta nuk është publikuar nga ne. Kërkojmë falje për rastin. Ne po punojmë ta kthejmë faqen në përdorim”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/