Telegrafi

Sulmohet ekipi i gazetarëve të Nova TV (Video)

Ekipi i Nova TV sot është sulmuar nga persona të panjohur përderisa kanë qenë duke inçizuar në lokacionin “TC Biser” në lagjen Aerodrom në Shkup, ku po mblidhen nënshkrime kundër ndërtimit të kampeve të emigrantëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në video shihet se si personi sulmon gazetaren Sashka Cvetkovska dhe kërkon nga ajo që ta largojë kamerën.

Ekipi i NovaTV rastin e ka paraqitur në polici e cila ka bërë regjistrim dhe duhet ta identifikojë sulmuesin.

I njëjti televizion ka siguruar informacione se ngjarja për mbledhjen e nënshkrimeve kundër ndërtimit të kampeve për refugjatët është organizuar nga OBRM-PDUKM-ja, ndërsa nga komiteti komunal i Komunës së Aerodromit janë ftuar qytetarët që të dalin ta nënshkruajnë./Telegrafi/