Telegrafi

Sulmohet ekipi e KEK-ut dhe RTK-së

Por pavarësisht përkrahjes së fuqishme, procesi ka hasur në disa probleme.

“Konsumatori Hotel Nazi në Slivovë edhe pas shkyçjes së dytë është rikyçur ilegalisht në rrjetin elektrik. KEK-u në orët e pasditës sërish ka dërguar ekipet e shkyçjes për të bërë shkyçjen e tretë të konsumatorit”.

KEK-u ka njoftuar se në kohën kur ka filluar procesi i shkyçjes, ekipet e KEK-ut janë sulmuar nga pronarë të hotelit në fjalë.

“Procesin e shkyçjes e kanë përcjellë  edhe një ekip televiziv e Radio Televizionit të Kosovës. Kameramani i televizionit është sulmuar fizikisht nga keqbërësit, ndërsa ekipit i janë shkaktuar edhe dëme në aparatet teknike”.

Në njoftimin zyrtar të KEK-ut po ashtu thuhet se procesi i shkyçjes së këtij konsumatori është duke u bërë përsëri nga stafi i KEK-ut në bashkëpunim me SHPK-në.

“Borxhi i këtij konsumatori është mbi 24 mijë euro. I njëjti do të gjobitet sërish për rikyçje ilegale në rrjetin elektrik”. /Telegrafi/