Fizikisht është sulmuar dhe plaçkitur një 60-vjeçar në vendbanimin në “Sveta Nedela” në Shtip. Taksisti ngjarjen e ka paraqitur në orën 20:00 në stacionin policor në Shtip.
Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova e ka konfirmuar ngjarjen, dhe theksoi se po punohet për zbardhjen e rastit.
Kryetari i Shoqatës së taksistëve të Shtipit, Gligor Arsov sot tha se kjo është vetëm se rasti i tretë i sulmit ndaj taksistëve në këtë rajon.
Në dy rastet e mëhershme taksistët kanë marrë kërcënime dhe kanë qenë të sulmuar me gurë./Telegrafi/