Telegrafi

Sulmohet baza ajrore Al-Taji në Irak, nuk raportohet për viktima

Disa raketa goditën bazën ajrore Al-Taji, e cila ndodhet në veri të kryeqytetit irakian Bagdad.

Siç njoftojnë mediet lokale, baza u godit nga të paktën dy raketa Katyusha, përcjell Telegrafi.

Kjo bazë ajrore strehon forca të përbashkëta përfshirë ushtarët irakian dhe amerikanë si dhe forca të tjera të huaja nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtria e Irakut njofton se nuk ka viktima.

Prania e trupave amerikane në bazën ajrore e bën atë një objektiv të mundshëm për grupet militante shiite të mbështetur nga Irani pas vrasjes së komandantit të Forcës Quds, Qassem Soleimani. /Telegrafi/