Site icon Telegrafi

Sulmohet autobusi në Jemen, 39 të vdekur

Të paktën 39 të vdekur dhe 40 të plagosur është bilanci i viktimave si pasojë e një sulmi ndaj një autobusi shkollë në Saada, veri të Jemenit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë së Jemenit.

Al Jazeera thotë se sulmi mund të jetë bërë nga koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite.

“Pas një sulmi mëngjesin e sotëm ndaj një autobusi që transportonte fëmijë në një treg të Dahyan, në Saada juglindore, një spital i mbështetur nga Kryqi i Kuq ka pritur dhjetëra të vdekur e të plagosur”, shkruan në Twitter, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Jemen. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version