Një banor nga fshati Gramaqel i Deçanit, ka njoftuar policinë së në mesnatën, mes të enjtes dhe premtes, shtëpia e tij është sulmuar me armë zjarri nga dy persona.
Sipas tij, shtëpia e tij është goditur nga dhjetë plumba, ku i janë dëmtuar muret dhe dritaret e shtëpisë.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur dhe për arsye të pa njohura, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpinë e tij duke e goditur me dhjetë predha (dyshohet të jetë e armës automatike) muret dhe dritaret e shtëpisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, përveç dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit rasti mbetet të hetohet. /Telegrafi/