Në orët e para të ditës së sotme iu prish gjumi anëtarëve të familjes Gërvalla nga Duboviku i Deçanit.
Dikush zbrazi të paktën një karikator të kallashnikovit në shtëpinë e Hysenit, vëllait të heronjve të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, njofton Klan Kosova.
Kjo e ka shqetësuar pronarin e shtëpisë Hysen Gërvallën.
Plumbat depërtuan përtej mureve, dhe atë jo vetëm në katin e parë. E numri i krejt plumbave po jetë të jetë më shumë se një karikator i një kallashnikovi.
Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Pejës, duke konfirmuar rastin ka thënë se njësitet e hetimit po i vazhdojnë hulumtimet, pasi njëherë për njëherë nuk ka të dyshuar.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=81&v=34KzJxiO1UE