Site icon Telegrafi

Sulmohet ambasada e Venezuelës në Brazil, persona të panjohur tentojnë ta marrin nën kontroll ambasadën

Një grup i personave të panjohur kanë tentuar ta marrin nën kontroll ambasadën e Venezuelës në Brazil, ka bërë të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Venezuelës, Ivan Hill.

“Persona të panjohur kanë tentuar ta marrin nën kontroll ambasadën tonë në Brazil. Qeveria duhet të japë garanci (për siguri) dhe të respektoj konventën ndërkombëtare. Nëse agresioni nuk ndalet, do të jetë precedan”, ka deklaruar diplomati venezuelas, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër përfaqësues të qeverisë braziliane, deri më tani nuk kanë komentuar asgjë rreth këtij incidenti.

Ndërkohë, deputeti dhe njëherit lideri i të majtës opozitare në Brazil, Paulo Pimenta ka shkruar në profilin e tij në Twitter, se pas këtij sulmi në ambasadë qëndrojnë “përkrahësit (e liderit të opozitës venezuelase) Juan Guaido. /Telegrafi/

Exit mobile version