Site icon Telegrafi

Sulmohen verbalisht dhe fizikisht dy policë nga Shkupi

Dy policë zyrtar të angazhuar për sigurimin e ndeshjes së mbrëmshme të basketbollit ndërmjet Rabotniçkit dhe Kumanovës, janë nënçmuar dhe ofenduar nga tifozët, ndërkaq ka patur edhe sulm fizik, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rasti kandodhur rreth orës 18:00 në sallën sportive në parkun e qytetit në Shkup. Njëri nga tifozët e dhunshëm është arrestuar.

D. A (18) gjatë tentimit për ta arrestuar, ka rezistuar dhe e ka sulmuar fizikisht njërin nga policët. Ndaj tij do të ngritet kallëzimi i duhur gjyqësor, pas analizimit të plotë të rastit./Telegrafi/

Exit mobile version