Tre të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeçare, mbrëmë janë sulmuar në rrugën “Cvetan Dimov”, afër Jajha Pashës, në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftuan sot nga MPB-ja, rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 19:25. Në spital janë sjellur tre të mitur, mes të cilëve me lëndime më të rënda ka kaluar 17 vjeçari, ndërsa dy të tjerët (16 vjeçarë) janë lënduar më lehtë.
Pas ndihmës së marrë në Spitalin Klinik të Shkupit, dy 16 vjeçarët janë lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa 17 vjeçari është mbajtur në spital, për kurim të mëtejshëm.
MPB gjithashtu njoftoi se po punon për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/