Tre policë nga Tetova janë sulmuar fizikisht gjatë mbrëmjes së djeshme gjatë legjitimimit të dy tetovarëve, njofton AIM.
“Rreth orës 02:00 pas mesnate në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, policët nga stacioni policor në Tetovë, fizikisht janë sulmuar nga personat M.M (26) dhe I.A (28), të cilët janë të njohur për kryerjen e më shumë veprave penale”, thonë nga MPB.
Zyrtarët policor, kur i kanë parë personat janë legjitimuar dhe kanë kërkuar që edhe ata ta bëjnë të njëjtën dhe të nxjerrin gjithçka prej xhepave të tyre. Më pas M.M ka filluar të bërtas dhe fizikisht ka sulmuar njërin polic në pjesën e gjoksit.
Pasi kanë reaguar edhe dy zyrtarë tjerë policor, personat janë dorëzuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme./Telegrafi/