Telegrafi

Sulmohen shkolla dhe shtëpia e shëndetit në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm është sulmuar nga disa persona Shtëpia e Shëndetit dhe Shkolla Fillore në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës.

Sulmin ndaj këtyre objekteve e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili nuk ka treguar se nuk ka të lënduar, apo edhe të arrestuar.

“Në rrugën “Qeta e Minatorëve”, persona të pa njohur kanë thyer me mjete të forta (tjegulla dhe kubza betoni) dritaret në objektin e shkollës dhe të ambulantes”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.

“Në njërën nga dritaret e thyera të objektit të ambulancës ka shpërthyer një zjarr i intensitetit të dobët, i cili është fikur”, tha ai.

Krasniqi ka thënë se rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” për të cilin janë duke u bërë hetimet.