Dy punëtorë të KEDS-it janë rrahur dje në fshatin Komogllavë të Ferizajt. Ata janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar derisa ishin duke bërë shkyçje nga rrjeti elektrik.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/