Site icon Telegrafi

Sulmohen institucionet shqipe në Mitrovicën Veriore (Video)

Qendra e Mjekësisë Familjare dhe  Shkolla fillore e mesme e ultë ” Aziz Sylejmani” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën Veriore, janë sulmuar nga persona të panjohur deri më tani. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës.

Tekniku  medicinal i kësaj qendre, Orhan Dubovci, thotë se dëmet janë të vogla, por qëllimi i atyre që e sulmuan është që ta zhdukin këtë ambulancë, raporton RTV D.

Përfaqësuesi i lagjes “ Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën Veriore, Gani Hysenaj, thotë se, ambulancën  çdo herë po e sulmojnë në formën e njëjtë edhe pse është nën shërbim të gjitha komuniteteve.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i tha RTV Dukagjinit përmes telefonit, se nuk ka ndonjë të dyshuar ose të shoqëruar në polici për rastin në fjalë.

Kjo shkollë dhe kjo ambulantë janë institucionet e vetme shqipe në Mitrovicën Veriore, e sipas banorëve për këtë fakt edhe janë sulmuar. /Telegrafi/

Exit mobile version