Disa persona kanë vandalizuar hekurudhat e Francës dhe rrjetin e trenave të shpejtësisë së lartë në një seri veprimesh të koordinuara që kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të trafikut në disa nga linjat më të ngarkuara të trenave të vendit.
Operatori shtetëror hekurudhor tha se vandalët synonin instalimet përgjatë linjave që lidhin Parisin me qytete të tilla si Lille, Bordeaux dhe Strasburg, raporton reuters.
Ata u kërkuan të gjithë pasagjerëve që të shtyjnë udhëtimet e tyre, shkruan skynews.
🇫🇷View from one of the various #French Train stations after a “wave of coordinated attacks” paralyzed French #High speed railways nationwide in France hours before the start of the #Olympic games pic.twitter.com/5LiXy8iC9i
— Uncensored News (@Uncensorednewsw) July 26, 2024
Riparimet janë duke u zhvilluar dhe trafiku hekurudhor do të jetë i ndërprerë të paktën deri në fund të fundjavës.
“SNCF ka qenë viktimë e disa akteve vandalizmi në linjat e shpejtësisë së lartë në Atlantik, Veri dhe Lindje. Zjarret janë vënë qëllimisht për të dëmtuar instalimet tona”, deklaruan nga hekurudhat franceze.
Gjithçka ndodh pak orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, ku masat e sigurisë janë në një nivel të paprecedentë, ku dhjetëra mijëra policë dhe ushtarë sigurojnë ngjarjen. /Telegrafi/