Telegrafi

Sulmohen gazetarët e Tv 21 dhe A1On! (Video)

Shtyerje, fyerje dhe kërcënime janë bërë kundër ekipeve të gazetarëve të A1on dhe TV 21, pasi ata ishin duke inçizuar liqenin nga ujërat e zeza cila ka ndodhur në vendin e ndërtimit përballë ndërtesës së re të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Përveç se ekipet janë sulmuar ata kanë filluar pa asnjë shpjegim të sulmojnë gazetarët edhe verbalisht, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Persona të pa legjitimuar kanë tentuar t’i përzënë ekipet e televizioneve, pastaj, pasi ekipi u ka shpjeguar se ata nuk duhet t’i thejnë kamerat, ata me guxim janë përgjigjur: “Do ta thej bre”, kurse policia qëndronte vetëm dhjetë metra nga vendi, ajo vendosi të tërhiqet dhe të mos intervenojë.  Personi tha se toka është private, edhe pse kjo i është dhënë në mënyrë shtetërore një kompanie nga ishujt Virgin.

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, nga Telegrafi Maqedoni më herët u njoftua se ndërtesat e reja baroke në Shkup janë në gjendje kritike nga shiu i madh, përderisa edhe toka përreth godinës ka filluar të rënohet edhe rreth disa objekteve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjendje më kritike është përreth godinës së Ministrisë për Punë të Jashtme (MPJ), dhe Zyrës së policisë financiare dhe për shkak të sigurisë policia bllokoi të gjitha lëvizjet përreth godinave. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Si pasojë e shiut në qendër të Shkupit rënohet toka në afërsi të një ndërtese (Foto/Video)