Policia raporton se në fshatin Petrovë të Prizrenit janë sulmuar dy zyrtarë të KEDS-it derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Sipas Policisë zyrtarët e KEDS-it janë sulmuar në një lokal nga një i dyshuar.
Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.