Mbrëmë në orën 18:00 në sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, G.A (50) ka lajmëruar se të njëjtën ditë rreth orës 17:40 në rrugën “383” së bashku me vajzën e sajë 16 vjeçare, ka qenë fizikisht e sulmuar nga ana e R.S. përcjell Telegrafi Maqedoni.
Personi i njëjtë ka filluar ta godasë me grushte në stomak dhe duar, ndërsa vajzën e saj e ka tërhequr për flokësh dhe e ka goditur me grushte në stomak, duar dhe shpinë me çka të dyja kanë marr lëndime të dukshme, plagë dhe skuqje. /Telegrafi/