Site icon Telegrafi

Sulmohen fizikisht dy persona në Shkup

Katër persona të panjohur fizikisht i kanë sulmuar mëngjesin e sotëm rreth orës 4.30 në rrugën “Nikolla Karev” në Shkup J.B. (33) dhe shokun e tij A.N.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, rastin në polici sot e ka denoncuar J.B, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa J.B. dhe A.N. kanë qenë të ulur në tavolinë, kanë vënë re se si personat e panjohur kanë dashur të vidhnin pije nga frigoriferi dhe i kanë paralajmëruar se kjo nuk është në rregull. Menjëherë pas kësaj, personat i kanë sulmuar fizikisht. Policia po punon për zbardhjen e rastit.

Exit mobile version