Dy punonjës të doganës në veri të Mitrovicës, kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga një i panjohur.
Siç raporton Policia, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti mbetet nën hetime.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në rrugën ‘Kollashini’.
“Rr.Kollashini, Mitrovicë Veri 24.12.2018-09:10 . Dy viktimat meshkuj K-Shqiptar (doganierë) kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/