Dy djem 17-vjeçar nga Draçeva e Shkupit dje në parkun e mbrojtësve në lagje janë sulmuar fizikisht nga tre persona, ku njëri prej tyre është bashkëmoshtar.
Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë rreth orës 01:40 pas mesnate në Stacionin Policor në Draçevë, Z.R(47) ka denoncuar se rreth orës 23:30 në parkun e mbrojtësve në lagjen Draçevë, fizikisht është sulmuar djali i tij 17-vjeçar nga ana e tre personave.
Nga policia njoftojnë se në lidhje me këtë ngjarje në Stacionin Policor në Draçevë edhe J.R(51) ka lajmëruar se në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend është sulmuar djali i tij 17-vjeçar nga ana e një personi të moshës së njëjtë dhe dy personave tjerë.
Nga policia thonë se po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit./Telegrafi/