Site icon Telegrafi

Sulmohen dy punëtorë të KEDS-it

Është arrestuar një person, meqë kishte sulmuar dy punëtorë të KEDS-it, të cilët po kryenin punën e tyre duke shkyçur rrjetin elektrik, njofton Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në Pejë, ku i dyshuari ka sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) punëtorët, të cilët kanë përfunduar me lëndime trupore.

Sipas njoftimit, sulmuesi është arrestuar dje dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version