Dy zyrtarë policorë në rroba civile kanë ndaluar në Prishtinë një veturë Opel, të cilën e drejtonte një i dyshuar, pasi që i njëjti po voziste në trotuar duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik.
I dyshuari ka refuzuar që t’iu jap dokumentet, si dhe ka sulmuar fizikisht zyrtaret policor .Viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendi të prokurorit është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.