Mbrëmë në Shkup në bulevardin “Makedonsko-Kosovska Brigada” rreth orës 16:30 zyrtarë të policisë nga stacioni policor Bit Pazar duke siguruar një aksident komunikacioni janë sulmuar nga dy persona të panjohur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
MPB-ja sot deklaroi se një zyrtar i policisë ka qenë i goditur në bark duke i’a shkyer veshjen për shi, ndërsa tjetri zyrtar i policisë ka qenë i goditur në shpinë.
Dyshohet se sulmuesit janë SH.P (30) dhe A.K (19) të dytë nga Shkupi, të cilët janë dërguar në stacionin policor./Telegrafi/