Site icon Telegrafi

Sulmohen dy persona në veri të Mitrovicës

Dy shqiptarë me inicialet N.P dhe M.Q, janë rrahur nga disa persona të panjohur në lagjen ‘Kodra e Minatorëve’ në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Telegrafit.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00, mirëpo ende nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore.

Telegrafi u mundua të marr një prononcim nga zëvendësdrejtori për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti, por kontakti me të ishte i pamundur. /Telegrafi/

Fotografia kryesore: ILUSTRIM

Exit mobile version