Dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore të martën, pasi janë sulmuar nga dy persona të tjerë.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, në Carrabreg.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar dy viktimat K/Shqiptarë duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimave iu është ofruar ndihma e parë mjekësore. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/