Site icon Telegrafi

Sulmohen dy automjete me targa RKS në veri të Mitrovicës

Dy automjete me targa RKS, njëra Opel Zafira, pronë e Taxi Albani dhe tjetra Golf IV pronë private, janë sulmuar me gurë gjatë ditës së djeshme në veri të Mitrovicës.

Për fat të mirë, siç merr vesh Telegrafi, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Sipas këtyre burimeve, sulmi ka ndodhur dje rreth orës 16:40, përkatësisht 18:45 në veri të qytetit të Mitrovicës. /Telegrafi/

Exit mobile version