Para disa ditësh tre fëmijë nga fshati Stajkovci i Shkupit janë sulmuar nga një grup të miturve në autobusin e NTP-së në Qendër të Shkupit, njoftojnë nga MPB.
“Sot në ora 11:30 në SPB Shkup, M.M.(53) nga fshati Stajkovci, Shkup, ka raportuar se me datë 30.09.2024 rreth orës 13:55 në autobusin e NTP-së në zonën e Qendrës, djali i tij i mitur dhe dy shokët e tij të mitur janë sulmuar fizikisht nga të mitur të tjerë, të cilët kanë përdorur edhe një mjet të fortë”, thonë nga MPB.