Persona të panjohur deri më tani, mbrëmë kanë sulmuar selinë e PDK-së në Skenderaj.
Pas kësaj, Policia ka dal në vendin e ngjarjes, por deri tani askush nuk është arrestuar.
Besohet se shkak i këtij sulmi është pakënaqësia që dikush ka mundur të ketë me emrat që janë në listën zgjedhore e të cilët janë publikuar mbrëmë pak para mesnatës, shkruan Magazina.al
Dega e PDK-së nga kjo komunë ka dërguar 21 emra për deputetë po fare pak nga ata janë përfshirë në listën e koalicionit PDK-AAK-NISMA. /Magazina.al